Pyetjet që parashtrohen më shpesh?
Nëse dëshironi të keni më shumë informata për shërbimet e INTERDOMESTIK SHPK, lexoni me kujdes përgjigjet e pyetjeve të dhëna më poshtë. Nëse nuk gjeni përgjigje në pyetjen tuaj, na kontaktoni!
Pse të na angazhoni si kompani?
Arsye ka shumë, para se gjithash, për ne është me rëndësi të kuptoni se ne e kryejmë punën me standarde të larta evropiane që përfshijnë akses profesional në raport me juve dhe biznesin. INTERDOMESTIK SHPK, si kompani e specializuar për dëmkërkesa të të gjitha llojeve të dëmeve, duke filluar nga dëmet e aksidenteve rrugore, aksidentet personale të ndodhura në punë dhe jashtë punës, dëme të pronës, dëme nga përgjegjësia e ushtrimit të veprimtarisë profesionale dhe deri te kërkesat regresore. Bashkëpunimi me ne, do t’ju kursej juve nga humbja e kohës dhe nga shpenzimet financiare. Bashkëpunimi me ne përshinë ekip profesional nga ekspertë të ndryshëm gjyqësorë të cilët janë pjesë përbërëse gjatë trajtimit të dëmkërkesës për t’a përcaktuar situatën faktike dhe bazën juridike të dëmkërkesës, me fjalë të tjera, në një vend fitoni shërbim konkret dhe të kompletuar, pa pasur shpenzime.
Sa janë shpenzimet në rast se fillohet me procesimin e dëmkërkesës?
Me ndihmën tonë, nuk ka shpenzime. Punojmë sipas principit së pari organizimin e pagesës së dëmit për ju, duke angazhuar ekip të specializuar të ekspertëve me ekperiencë shumëvjeçare, të cilët do të ndërmarrin çdo gjë të nevojshme për të mbrojtur të drejtat e juaja dhe pagesën e dëmshpërblimit maksimal nga kompania e sigurimeve, dhe nga kjo lartësi e dëmit të paguar, paraprakisht përcaktohet përqindja e vlerës për shërbimin e ofruar dhe ekpertët e angazhuar. Kjo do të thotë se s’ka shpenzime të fshehura. Të gjitha shpenzimet materiale që do të dalin nga procedura e dëmshpërblimit nuk do të paguhen nga ju por, do të paguhen nga kompania e cila është përgjegjëse. Në procedurën për pagesë të dëmit janë të mbuluara të gjitha shpenzimet, si për kompaninë tonë e cila ka organizuar pagesën e dëmit, ashtu dhe për ekipin e avokatëve që juridikisht ju kanë përfaqësuar juve.Nuk ekzistojnë shpenzime të dyfishta.
Sipas rregullave nga kush paguhet dëmi?
Sipas rregullave dëmi çdo herë paguhet nga kompania siguruese e personit që ka shkaktuar dëmin. INTERDOMESTIK SHPK, nuk ngarkon personin fizik si shkaktar i cili duhet ta paguaj dëmin, por në rast se shkaktari nuk ka qenë i siguruar ose ka lëshuar vendin e ngjarjes, personi i dëmtuar do të paguhet nga Fondi Garantues pranë Byros Nacionale të Republikës së Maqedonisë, i cili pastaj ngarkon shkaktarin për ta regresuar dëmin e paguar. Njësoj, veprohet dhe në rast kur shkaktari i aksidentit është nën ndikimin e alkoolit (0,5% alkool në gjak).Në këtë rast, nëse shkaktari posedon policë sigurimi, INTERDOMESTIK SHPK, ngarkon kompaninë siguruese për dëmin e shkaktuar, ndërsa kompania e sigurimit kërkon regres nga shkaktari i rastit sigurues.
Sa është lartësia e dëmit të kompenzuar?
Lartësia e dëmit të kompenzuar ndryshon dhe varet nga shumë faktorë si p.sh.intenziteti i lëndimeve fizike, kohëzgjatja e shërimit, mirëpo edhe nga humbje të tjera financiare të cilat i keni përjetuar si pasojë e aksidentit. Për t’ju treguar sa do të ishin pritjet tuaja nga aspekti financiar, Ju lutemi të na kontaktoni! Duke pasur parasyshë etikën afariste, asnjëherë nuk do të veprojmë ndaj jush në mënyrë shpekulative sa i përket lartësisë së dëmshpërblimit, por së pari do ta japim lëndën tuaj për vlerësim ekipit të ekspertëve dhe pasi të kemi situatën faktike të qartë, do t’ju informojmë për lartësinë e mundshme të dëmshpërblimit.
Sa do të zgjasë procedura?
Zgjidhja e lëndës tuaj zakonisht mund të zgjasë disa muaj. Në raste specifike ajo mund të zgjasë më shumë ose më pak muaj varësisht nga gjendja e shëndetit tuaj, përkatësisht deri në përfundim të shërimit tuaj, ose nëse kompania nga e cila kërkohet dëmi, nuk pranon zgjidhje jashtëgjyqësore të lëndës, atëherë procedura vazhdon në rrugë gjyqësorenëse për këtë kemi pëlqimin tuaj dhe ju do të jeni të informuar për çdo hap te procedurës.
A duhet patjetër të shkojë në gjykatë?
Gjatë procesimit të dëmkërkesës në rrugë gjyqësore, prezenca juaj nuk është e nevojshme apo e domosdoshme, ndërsa për çdo fazë të procesit gjyqësor ju do të jeni të informuar me gjendjen e dëmkërkesës.
Aksidenti rrugor ka ndodhur para një viti, ndërsa lëndimet pothuajse janë tejkaluar.A i’a vlenë të kërkohet dëmshpërblim?
Gjithësesi, afati ligjor për dëmshpërblim është tre vjet duke llogaritur si fillim datën e ndodhjes së aksidentit. Nëse më nuk keni probleme shëndetësore si pasojë e aksidentit, atëherë dëmshpërblimi do të përcaktohet sipas kritereve:
A e keni vizituar mjekun tuaj ose a keni shkuar në spital pas aksidentit të ndodhur;
A jeni ju shkaktar i dëmit;
A e keni thirrur policinë apo a keni plotësuar Deklaratën Evropiane për dëme;
A keni shpenzime për shërim;
A keni humbje fitimi si pasojë e aksidentit etj.
Çdo rast vlerësohet në veçanti në bazë të rrethanave që kanë ndodhur, për këtë arsye pa hezitim ju duhet të drejtoheni tek ekspertët e INTERDOMESTIK për këshilla.
Në rastin tim, pala tjetër nuk është e siguruar dhe ka lëshuar vendin e ngjarjes. Çka duhet të bëjë?
Më e sigurtë është të na kontaktoni. Në rast të aksidentit me automjet të pasiguruar ose automjet të panjohur, dëmkërkesa e juaj dorëzohet pranë Byrosë Nacionale të Republikës së Maqedonisë në të cilën është formuar Fondi Garantues për këto raste të lartëpërmendura.
Unë do të kisha ngritur padi kundër punëdhënësit tim për shkak të aksidentit të përjetuar në punë. Çka duhet të kem parasyshë në këtë rast?
Shumë njerëz janë të brengosur që nëse kërkojnë dëm ndaj punëdhënësit, kjo do të rezultojë me largimin nga vendi i punës. Kjo është arsyeja më e shpeshtë që shumica nga të lënduarit në vende pune nuk kërkojnë dëmshpërblim.Punëdhënësi juaj nuk mundet dhe nuk guxon të ju largojë nga vendi i punës vetëm se ju keni ngritur padi për dëmkërkesë. Poashtu, duhet të keni parasyshë se çdo punëdhënës është i obliguar të sigurojë përgjegjësinë dhe t’i sigurojë të punësuarit me sigurime vullnetare për sigurim kolektiv nga aksidenti, kështu që në rast aksidenti në vendin e punës, i punësuari do të kompenzohet nga kompania siguruese d.m.th. kompenzimi nuk do të kryhet nga punëdhënësi.