Në çka përbëhet ndihma e jonë:

Si pjesëmarrës në aksidentin e komunikacionit rrugor do të ju informojmë detajisht për të drejtat tuaja.
Ju këshillojmë çka duhet bërë, si i dëmtuar, në shërimin e mëtutjeshëm.
Japim udhëzime se si do të ju kompenzohet dëmi i përjetuar.
Angazhojmë për ju, ekip të specializuar ekpertësh siç janë : ekspertë të komunikacionit rrugor, mjekë cenzorë, zyrë juridike etj.
Do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë që në rrugë jashtëgjyqësore të zgjidhet lënda e juaj.
Pjesëmarrja në një aksident rrugor është çdo herë eksperiencë traumatike dhe shpesh herë vijnë pasoja në formë të lëndimeve dhe traumave të përjetuara.Për shkak të kësaj ju mund të mos keni fuqi dhe vullnet për t’i ndërmarrë hapat e duhura për t’i realizuar të drejtat e juaja ose për këtë nuk keni njohuri të mjaftueshme juridike. Për këtë shkak INTERDOMESTIK SHPK, është këtu për t’ju informuar për çdo gjë dhe të organizojë çdo gjë që është e nevojshme për të realizuar dëmshpërblimin maksimal të mundshëm për lëndimet fizike të përjetuara, për frikën e përjetuar, për dhimbjet shpirtërore të përjetuara si pasojë e zvogëlimit të aktivitetit tuaj jetësor dhe eventualisht për dëme të tjera.
Çdo pronar automjeti, duhet të posedojë policë sigurimi nga autopërgjegjësia, me të cilën mbulon dëmet e shkaktuara materiale dhe jomateriale (trupore).Mirëpo, ekzistojnë rrethana kur automjeti shkaktar i aksidentit nuk është i siguruar dhe në raste të tilla dëmi për lëndimet trupore dhe dëmin material e kompenzon Fondi Garantues i Byros së Republikës së Maqedonisë.

Çka duhet bërë pasi që jeni të lënduar në punë?

Paraqiteni lëndimin te punëdhënësi.
Paraqiteni lëndimin te mjeku juaj amë.
Fotografoni lëndimet e juaja, prerjet, gërvishjet, hematomet etj.
Kujdesuni për dëshmitarët e rastit, merrni deklaratë nga dëshmitarët, numrin e telefonit te tyre etj.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes ndihmojnë shumë andaj kujdesuni që t’i bëni ato.
Kujdesuni për të gjitha shpenzimet e ndodhura si shkak i lëndimit.
Çdo lëndim i ndodhur është në vetëvete i ndryshëm dhe në mënyrë të ndryshme ndikon te njeriu. Për këtë shkak lartësia e dëmkërkesës është e ndryshme dhe varësisht nga rrethanat e shumta, siç janë mosha dhe gjinia e personit të lënduar, intenziteti i lëndimeve të përjetuara, humbja e fitimit etj do të varet edhe lartësia e dëmshpërblimit.

Nëse jeni të lënduar, ekspertët e INTERDOMESTIK SHPK, pa pagesë do ju këshillojnë për të drejtat e juaja dhe do ju sqarojnë se çfarë veprime duhet të ndërmerrni mëtutje, si dhe do të ju perfaqësojnë dhe organizojnë realizimin e dëmkërkesës.