Çka duhet bërë pasi që jeni të lënduar në punë?

Paraqiteni lëndimin ke punëdhënësi.
Paraqiteni lëndimin ke mjeku i juaj amë.
Fotografoni lëndimet e juaja, prerjet, gërvishjet, hematomet e etj.
Kujdesuni për dëshmitarët e rastit, merrni deklaratë nga dëshmitarët, nr.telefoni e etj.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes ndihmojnë shumë.
Kujdesuni për të gjitha shpenzimet e ndodhura si shkak i lendimit.

Çdo lëndim i ndodhur është në vetveti i ndryshëm dhe në mënyra të ndryshme ndikojnë ke njeriu. Për këtë shkak lartësia e dëmkërkesës është e ndryshme dhe varësishtë nga rrethanat e shumta, siç janë mosha dhe gjinia e personit të lënduar, intenziteti i lëndimeve të përjetuara, humbja e fitimit e etj.
Nëse jeni të lënduar, ekspertët e INTERDOMESTIK Shpk, gratis do të ju këshillojnë për të drejtat e juaja, dhe do të ju sqarojnë se çfarë veprime duhet të ndërmerni, dhe natyrishtë do të ju perfaqësojmë dhe organizojmë realizimin e dëmkërkesës.

Aksidente në punë

Jeni lënduar në vendin e punës?
Nuk jeni i sigurtë se a mundeni të kërkoni dëmshpërblim?
Na kontaktoni me besueshmëri!
Realizoni të drejtat tuaja pa asnjë rrezik dhe pa shpenzime.

Lëndim në punë, është çdo lëndim i shkaktuar drejtëpërsëdrejti gjatë kryerjes së proceseve të punës nga ndonjë veprim i papritur mekanik, fizik apo kimik.Lëndimi mundet të shkaktohet dhe me ndryshimet e papritura të pozitës së trupit, me ngarkim të papritur dhe me ndryshimet të tjera fiziologjike të gjendjes së organizmit.Lëndim në punë konsiderohet edhe sëmundja e cila është e shkaktuar si pasojë e aksidentit gjatë punës.
I punësuari gjatë punës duhet të ketë kujdes dhe nuk guxon të punojë pa pajisje mbrojtëse të nevojshme.
Punëdhënësi nuk është i obliguar të paguaj të punësuarin, nëse i punësuari vetë ështëpërgjegjës për lëndimin në punë. Mirëpo, punëdhënësi do të jetë përgjegjës për dëmin e ndodhur ose lëndimet atëherë kur i punësuari me sjelljen e tij ka kontribuar në ndodhjen e dëmit dhe në këtë rast i punësuari do të ketë të drejtë për dëmshpërblim në lartësinë e kontraktuar.
Nëse punëdhënësi nuk e ka siguruar përgjegjësinë, atëherë dëmkërkesa i drejtohet drejtëpërsëdrejti punëdhënësit.
Në rast lëndimi në punë si pasojë e përgjegjësisë së punëdhënësit, ka mundësi për dëmshpërblim për përjetim të dhimbjeve shpirtërore si :
Dëmshpërblim për frikën e përjetuar
Dëmshpërblim për zvogëlim të aktivitetit jetësor
Dëmshpërblim për dhimbje shpirtërore për shkak të vdekjes të të afërmit.