DËME TË PRONËS
Keni përjetuar rast zjarri në shtëpi (banesë) ?
Ka shpërthyer gypi i ujësjellësit dhe ka shkaktuar dëm?
Ju ka ndodhur vjedhje në banesë (shtëpi)?
Keni dëm në shtëpi nga të rreshurat atmosferike?
Interdomestik SHPK, ju ndihmon në lidhje me realizimin e dëmkërkesës në bazë të sigurimeve të pronës! Qëllimi është që nëpërmjet kompenzimit të dëmit, lartësia e dëmshpërblimit të jetë e mjaftueshme për ta sjellur gjendjen e pronës në gjendjen e mëparshme, para se të kishte ndodhur dëmi.
Dëm i pronës konsiderohet dëmi i cili ka ndodhur si pasojë e veprimeve të padëshiruara, të dëmshme, drejtëpërsëdrejti në gjësendet e pronës së të siguruarit, të cilat vijnë në mënyrë stihike dhe të paparashikueshme, ose dëm i pronës është ulja e vlerës së pronës ( dëm i zakonshëm) dhe pengesë për rritjen e vleres (të ardhurat e ardhshme nga prona).
Asistenca jonë përbëhet nga ajo që do ju udhëheqim nga paraqitja e dëmit e deri në realizimin e tij. Do të jeni të informuar për çdo hapë të realizimit dhe e gjithë kjo do jetë pa pagesë.