DËME NGA AKSIDENTI
Aksident nënkuptohen posaçërisht ngjarjet që vijojnë:
Ndeshje, goditje me ndonjë send apo në një send, goditje e rrymës elektrike, ose rrufesë, rrënje, rrëshqitje, shkatrime, plagosje me armë, me gjësende të ndryshme, ose materiale eksplozive, therrje me çfarëdo gjësende, goditje ose kafshim nga shtazët dhe therrje nga insekti, përveq nëse me këtë therrje është shkaktuar ndonjë sëmundje infektuese.
Si aksident konsiderohet edhe kjo që vijon: helmim me mjete kimike, helmim me ushqim dhe si pasojë ka vdekjen e të siguruarit, infektim i shkaktuar nga aksidenti, helmim si shkak i thithjes së gazrave ose avullit të helmueshëm, plagët nga zjarri ose elektriciteti, me sende të zjarrta, nga lëngjet ose avulli etj, ngulfatje apo përmbytje, plasje e muskujve, përdrellje, plasje e nyjeve, thyerje e ashtit të shëndoshë si pasojë e ngarkimeve të papritura nga ngjarjet e jashtme të papritura, nëse mënjëherë aty për aty është konstatuar apo në spital ose në ambulancë.
Veprimi i dritës, rrezet e diellit, temperaturave ose kohës së keqe, nëse i siguruari ka qenë i ekspozuar drejtëpësëdrejti në një aksident ose është gjendur në ato kushte të paparashikuara dhe që ska qenë në mundësi ta pengon ose ka qenë i ekspozuar për shkak të shpëtimit të jetës njerëzore.