Dëme nga përgjegjësia e ushtrimit të veprimtarisë profesionale

E drejta e dëmshpërblimit në bazë të përgjegjësisë së veprimtarisë në drejtësi definohet si veprim i dëmtueshem i cili shkakton shkelje të së drejtës subjektive apo ndonjë interesi.
Definicioni i përgjegjësisë është shumë i gjërë andaj edhe dëmet që mund t’ju shkaktohen mund të jenëtë shumta. Shkalla e rezikut të dëmit varet nga ajo se a bëhet fjalë për veprimtari hotelierike, mirëmbajtje e rrugëve, veprimtari ndërtimore, shkolla, spitale, udhëtime turistike, veprimtari avokatie apo ndonjë lloj tjetër veprimtarie.

Si shembull mund të marrim përgjegjësinë e punëdhënësit për përgjegjësinë për dëm të punëtorëve të tij, nëse ata gjatë punës apo në lidhje me punën e tyre u kanë shkaktuar dëm personave të tretë. Për këtë dëm të shkaktuar do të përgjigjet punëdhënësi tek i cili ka qenë duke punuar punëtori në momentin e shkaktimit të dëmit. Personi i dëmtuar ka të drejtë të kërkoj dëmshperblim nga punëdhënësi apo direkt nga punëtori nëse punëtori me qëllim i’a ka shkaktuar dëmin.Punëdhënësi përgjigjet vetëm në lidhje me dëmin që është shkaktuar nga punëtori në orarin e punës dhe në vendin e punës dhe në kuadër të detyrave të përcaktuara për punëtorin. Personi i cili të dëmtuarit i ka paguar dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar nga punëtori qëllimisht apo pa vetëdije, ka të drejtë të kërkoj nga punëtori kthimin e parave të paguara si dëmshpërblim apo ka të drejtë regresi ndaj punëtorit.